Liverpooli assesi nuk di për këndellje.
Kampioni në fuqi i Anglisë tani është eliminuar edhe nga Carabao Cup.
“Reds” pësuan thellë 0:3 nga Crystal Palace në 1/8 e finales.
Sarr me dy gola në pjesën e parë dhe Pino në fundin e takimit shënuan për fitoren e madhe të Crystal Palace.
Tani, Liverpoolit i duhet të këndellet pasi ka mbetur prapa në Premierligë, ku synon ta mbrojë titullin e kampionit.






