18.7 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Liverpooli e gjen pasardhësin e Arnoldit

- Advertisement -

Largimi i Alexander Arnold ka bërë që Liverpooli të mendojë për transferimin e një mbrojtësi të krahut të djathtë.

Liverpooli është i informuar në detaje për situatën e Jeremie Frimpong dhe strukturën e pagesës së klauzolës së lirimit të tij, e cila vlerësohet mes 35 dhe 40 milionë eurosh.

Klubi anglez po e ndjek me vëmendje mbrojtësin e djathtë të Bayer Leverkusenit, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë.

Frimpong është një nga emrat kryesorë në listën e Liverpoolit për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold, në rast të një largimi apo ndryshimi pozicioni për të.

Lojtari holandez shihet si një profil modern dhe energjik, i përshtatshëm për stilin e lojës që kërkon klubi nga Anfield.

Raportimet e fundit nga Anglia tregojnë se Frimpong është i hapur për një transferim në Ligën Premier dhe e sheh Liverpoolin si një hap të madh në karrierën e tij.

Leverkuseni, ndërkohë, është i vetëdijshëm për interesimin në rritje dhe e ka të qartë se klauzola mund të aktivizohet në çdo moment gjatë verës.

Negociatat ende nuk kanë nisur zyrtarisht, por kontakti dhe vlerësimi i situatës nga ana e Liverpoolit tregon seriozitet në ndjekjen e Frimpong.

Të ngjashme

Të fundit