Kampioni në fuqi i Premierligës, Liverpooli ka arritur një fitore të madhe në një terren mjaft të vështirë.
Në “St. James’ Park”, ndaj Newcastlet, Liverpooli ka fituar me shifrat prej 3-2, në një ndeshje mjaft të çmendur e të luftuar në të dy anët.
Fillimisht, ishte pikërisht Liverpooli që kaloi në epërsi, me anë të golit të Gravenberch, që e shënoi në minutën e 35-të, teksa epërsinë e shtoi në pjesën e dytë me anë të Ekitikes. Francezi e gjeti golin vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë.
Newcastle – e cila që nga minuta e 48-të e pjesës së parë po luante me një lojtar më pak, pa Gordonin – shënoi dy herë për të barazuar në pjesën e dytë, me ndihmën e Guimaraes e Osulas.
Mirëpo, kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Liverpooli e mori fitoren e madhe me anë të të riut 16-vjeçar, Rios, që shënoi për 3-2.
Liverpooli shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas dy ndeshjeve, teksa Newcastle mbetet në një pikë.