Liverpooli ka vazhduar me rezultatet mahnitëse, duke shënuar fitore të thellë në udhëtim te West Ham United.
“Reds” e dëshmuan që padyshim janë skuadra më në formë në Evropë, me një fitore 0:5.
Luis Diaz u gjend në vendin e duhur për të shënuar një gol të bukur dhe zhbllokuar rezultatin (30’).
Ndërsa, ishte Cody Gakpos që iu “shërbye” një top nga Mo Salah, ku lehtësisht realizoi për ta dyfishuar epërsinë (40’).
Vetëm katër minuta, ylli egjiptian Mo Salah shënoi një supergol për ta dërguar rezultatin në 0:3 (44’).
Liverpooli ishte i hatashëm edhe në pjesën e dytë, ku Trent Alexander-Arnold me një eurogol nga distanca u përkujdes për golin e katërt (54’).
Kurse, fitoren e vulosi Diogo Jota pas një tjetër asistimi të Mo Salah (84’).
Me këtë triumf, Liverpooli shkon në kuotën e 45 pikëve, tetë mbi Nottingham Forestin që renditet e dyta kurse West Ham zë pozitën e 13-të me 23 sosh.