Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshjet e kthimit të së tetës së finales.
Liverpooli dhe Bayern Munichu janë favoritë për të kaluar në çerekfinale duke u bazuar në rezultatet e dueleve të para.
“Reds” e morën një rezultat solid në Itali duke e mundur Interin me rezultat 2:0, shkruan “Gazeta Express”.
Prandaj, ekipi i Jurgen Kloppit do të mundohet ta ruajë këtë kapital dhe në “Anfield Road” ta presë biletën për fazën tjetër.
Nga ana tjetër, “Nerazzurri” ishin të pafat në lojën e parë dhe do të mundohen që t’i përmirësojnë gabimet sonte.
Sidoqoftë, kampioni aktual italian do ta ketë një mision mjaft të vështirë për ta përmbysur rezultatin.
Mirëpo, futbollit nuk i dihet kurrë.
Në duelin tjetër, Bayerni llogarit në fitore ndaj Salzburgut në shtëpi.
Skuadrat barazuan 1:1 në duelin e parë të zhvilluar në Austri,
E tash, në “Allianz Arena” Robert Lewandowski me shokë do ta kërkojnë kualifikimin tutje.
Kurse, Salzburgu do të kërkojë mrekullinë në Gjermani.
Pra, sonte do të dihen dy çerekfinalistët e parë të Championsit për këtë edicion.
Të dyja ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00.