![Liverpooli bie nga FA Cup, mposhtet nga vendi i fundit i Championshipit Liverpooli bie nga FA Cup, mposhtet nga vendi i fundit i Championshipit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/GETTY_Plymouth-Argyle-v-Liverpool-Emirates-FA-Cup-Fourth-Round_SPO_GYI2197987740jpg-JS970584991-600x360-1.webp)
Liverpooli ka pësuar humbje nga Plymouth me rezultat 1-0 në kuadër të 1/16 të FA Cup.
Pjesa e parë nuk është se solli diçka të mirë, sa i përket rasteve, ku Liverpooli kishte një rast me James McConnell.
Me të filluar pjesa e dytë, Plymouth fitoi penallti, ku Ryan Hardie ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.
Liverpooli u lëshua në sulm në pjesën e mbetur të takimit, ku fillimisht kishte rast të mirë me Federico Chiesan, por pa sukses.
Darëin Nunez dhe James McConnell pak pa u futur në kohën shtesë tentuan të rrezikonin, por sërish nuk gjetën rrjetën.
As dhjetë minuta shtesë nuk i ndihmuan Liverpoolit, ku kishte dy raste me Nunez dhe Kelleher, që nuk shënuan, duke sjellë eliminimin nga FA Cup.