Liverpooli siguroi fitoren e dytë radhazi në Premier League. Tripikësh fantastik për Leicester City në garën për mbijetesën, ndërkohë që nuk pati fitues në duelet Brentford-Aston Villa dhe Crystal Palace-Everton.
The Reds mposhtën 3-2 Nottingham Forest në “Anfield”, sfidë ku golat u shënuan në pjesën e dytë. Dygolëshi i Diogo Jota dhe rrjeta e Momo Salah i dhuruan fitoren skuadrës së Jurgen Klopp.
Nottinghami barazoi takimin në dy momente me Neco Ëilliams dhe Morgan Gibbs-White, por në fund nuk siguroi pikë. Liverpooli është ngjitur në vendin e shtatë me 50 pikë. Zona Champions është 6 pikë larg për momentin.
Leicester City rikthehet të festojë pas nëntë ndeshjesh pa fitore. Kelechi Iheanacho dhe Timothy Castagne i dhuruan “Dhelprave” fitoren 2-1 ndaj Ëolves. Brentford-Aston Villa u mbyll në barazim 1-1 (Toney/Douglas Luiz), ndërkohë që nuk pati gola në Crystal Palace-Everton.