Liverpool planifikon pastrim në klub, shumë lojtarë priten të largohen në verë

- Advertisement -

Liverpool FC po planifikon ndryshime të mëdha këtë verë, me largime të mundshme të Cody Gakpo, Alexis Mac Allister, Federico Chiesa, Joe Gomez dhe Andy Robertson, ndërsa Mohamed Salah largohet tashmë, kurse e ardhmja e Curtis Jones mbetet e pasigurt.

Fenway Sports Group ka raportuar se shqetësime ka edhe për pozicionin e trajnerit Arne Slot, me rinovimin e pezulluar, dhe mundësinë që drejtori ekzekutiv, Michael Edwards, të largohet drejt Arabisë Saudite.

Ndërsa mediat angleze kanë raportuar se  Xabi Alonso lidhet si zëvendësim i mundshëm për trajnerin Slot.

Në merkato, prioritet mbetet mesfushori mbrojtës, me objektiva si Carlos Baleba, Adam Wharton, Elliot Anderson dhe Eduardo Camavinga, kurse në sulm, Liverpool synon Anthony Gordon, ndërsa në rast të ardhjes së Alonso mund të vijë edhe Arda Guler.

Pas një verë shpenzimesh prej 500 milionë euro, Slot kritikoi mungesën e thellësisë në skuadër, komente që shqetësuan FSG. Verë e re pritet vendimtare për të përcaktuar drejtimin e klubit.

Të ngjashme

Të fundit