Home Sport Liverpool nuk fal, mposht me “poker” Brentford dhe vazhdojnë të mbajnë kreun

Liverpool nuk fal, mposht me “poker” Brentford dhe vazhdojnë të mbajnë kreun

0
Liverpool nuk fal, mposht me “poker” Brentford dhe vazhdojnë të mbajnë kreun

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Brentfordit, me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së 25-të në Premier League.

Serinë e golave e nisi Darëin Nunez, në minutën e 35’, duke shënuar një gol të bukur pasi pranoi mirë topin nga Digo Jota. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Alexis Mac Allister e dyfishoi epërsinë e mysafirëve, me Mohamed Salah, i cili asistoi.

Ky i fundit më pas e gjeti golin në minutën e 68’, duke realizuar një gol fantastik.

Golin e fundit e fundit për të Kuqtë e shënoi Cody Gakpo, në minutën e 86’, duke u shërbyer nga Luis Diaz.

Golin e vetëm për Bletët e shënoi Ivan Toney, në minutën e 75’.

Liverpooli pas fitores mbetet në vendin e parë me 57 pikë të grumbulluara, me pesë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Exit mobile version