Java e 10 në Premier League-n angleze ka sjellë rezultate surprizuese. Pas humbjes së Arsenal-it më herët këtë të shtunë, ka qenë Manchester City që i është bashkuar “Topçinjëve” duke u mundur 2-1 nga Bournemouth.
Në krahun tjetër, Liverpool-i ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Brighton-it për të rrëmbyer kreun e elitës së futbollit anglez.
Paralelisht me këto dy sfida u zhvilluan edhe tre takime të tjera: Ipswich 1-1 Leicester, Forest 3-0 West Ham dhe Southampton 1-0 Everton.
Ndeshja e fundit e ditës në Premier League do të jetë Wolves – Crystal Palace, duke filluar nga ora 18:30, transmeton albanianpost.
Të dielën do të luhen takimet: Tottenham – Aston Villa dhe Manchester United – Chelsea. Java mbyllet të hënën me duelin Fulham – Brentford.