Në janar, Liverpool do të fokusohet në afrimin e një mesfushori të ri dhe tani Jurgen Klopp po monitoron kampionatin italian për të shtuar një përfrocim të ri në skuadër.
Siç raporton “Liverpool Echo”, të kuqtë janë shumë të interesuar për Morten Frendrup, mesfushorin danez të lindur në vitin 2001, i cili ka dy sezone që vesh fanellën e Genoa.
Frendrup këtë sezon ështën jë nga pikat e forta të skuadrës së trajnerit Gilardino. Ai ka luajtur më shumë se 1600 minuta në 18 ndeshje të Serie A dhe ka dhënë katër asistime./