Derbi i takon Arsenalit.
Skuadra e Mikel Artetas, arriti ta mposht Liverpoolin me rezultat 3:1 në javen e 23-të të Premier League.
Golin e parë e realizoi në minutin e 14-të Bukayo Saka.
Ndërkaq, “The Reds” i barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë.
Aty shënoi futbollisti i Arsenalit Gabiel Magalhaes, veçse në porten e gabuar.
“Topçinjtë” e rikthyen epërsinë përmes Gabriel Martinellit, cili shënoi në minutin e 67-të pas një gabimi qesharak të mbrojtësit Virgil van Dijk dhe portierit, Alisson Becker.
Por, kjo nuk ishte e gjitha nga skuadra e Londrës.
Në “Emirates” për 3:1 realizoi Leandro Trossard.
Vlen të theksohet se skuadra e Jurgen Klopp, mbeti me një lojtar më pak pasi Ibrahima Konaté, u ndëshkua me të kuq në minutin e 88-të.
Aktualisht, Liverpool vazhdon ta mbajë kryesimin e Premier League, me 51 pikë e ndjekur nga pikërisht Arsenal, që ka veç dy më pak.