Skuadra e Liverpoolit do ta ketë një mungesë të madhe për më shumë se një muaj.
Futbollisti Harvey Elliot ka pësuar një lëndim të rëndë siç raportojnë mediat ndërkomëbtare, shkruan Indeksonline
Elliot ka pësuar një frakturë në këmbën e tij gjatë ndeshjeve me Kombëtaren e Anglisë në grupmoshat e reja U21.
Mesfushori do të jetë një mungëesë e madhe për “The Reds” gjatë ndeshjeve të këtij muaji dhe muajit të ardhshëm.
Kthimi i Elliot te Liverpooli mund të ndodh në muajin tetor, më datën 20 në ndeshjen ndaj Chelseat.