-1.4 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Liverpool kërkon sulmues në janar, Depay opsion surprizë

- Advertisement -

Liverpool po shqyrton mundësinë e afrimit të një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit, pas dëmtimit të Alexander Isak, i cili pritet të mungojë për 2–3 muaj për shkak të një frakture në fibulë.

Skuadra e Arne Slot ndodhet aktualisht në vendin e katërt, por forma jo bindëse dhe mungesat në repartin ofensiv kanë shtyrë drejtuesit të analizojnë tregun. Me Antoine Semenyo pranë Manchester Cityt, një emër tjetër ka dalë në pah.

Sipas raportimeve, Liverpool ka shfaqur interes për sulmuesin e Corinthians, Memphis Depay. Holandezi 31-vjeçar ka shënuar 19 gola në Brazil dhe Corinthians kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e tij.

Depay po monitorohet si një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar mungesën e Isak dhe për të forcuar sulmin e “Reds” gjatë pjesës së dytë të sezonit.

 

Të ngjashme

Të fundit