Liverpool ia bën të lehtë punën vetes teksa mposhti në transfertë me rezultatin 0-2, Newcastle. The Reds u mjaftuan me një pjesë loje duke qenë se në harkun e shtatë minutave (10 dhe 17), realizuan me anë të Darwin Nunez dhe Cody Gakpo.
Ndërkohë, një asist për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp erdhi nga gafa e portierit të Newcastle, Nick Pope i cili preku topin me dorë jashtë zone. Me një lojtar më pak, forca e vendasve ra ndjeshëm, dhe në këtë formë Liverpool ia doli më së miri të menaxhonte avantazhin. E tillë ishte pjesa e dytë me Liverpool që kontrolloi gjithçka pavarësisht përpjekjeve të Newcastle.
Në këtë formë, Liverpool rikthehet te suksesi pas humbjes së fundit ndaj Wolverhampton ndërsa ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vend të tetë. Ndërkaq, pas tre barazimeve radhazi, Newcastle kthehet te disfata dhe mbetet në vend të katërt me 41 pikë.