24.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Liverpool-i ‘shkel’ West Ham-in, kalon në gjysmëfinalen e EFL Cup

- Advertisement -

Liverpool është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës pasi që mundi bindshëm West Hamin, me rezultat 5-1, të mërkurën në “Anfield”.

“The Reds” treguan performancë të shkëlqyer në duel me West Hamin duke qenë ekip dukshëm më i mirë dhe duke shënuar pesë gola.

Szoboszlai (28’), Jones (56’, 85’), Gakpo (71’) dhe Salah (82’), shënuan për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp, kurse, golin e nderit për ekipin nikoqir e realizoi Bowen (77’).

Përfundimisht Liverpool prek gjysmëfinalen e kësaj gare, derisa West Ham i thotë lamtumirë Kupës së Ligës për këtë edicion të garave.

Të ngjashme

Të fundit