Liverpool ka arritur një fitore tjetër në Ligën e Europës duke e mposhtur skuadrën franceze Toulouse me rezultat 4-1. Jota (9’), Endo (30’), Nunez (34’), Gravenberch (65’) dhe Salah (90+3’) shënuan golat për Liverpoolin. Golin e vetëm për Toulouse e shënoi Dallinga (16’)
Liverpool ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Ligën e Europës duke arritur kështu të çimentojë pozitën e parë në Grupin E të Ligës së Europës.
Seria e golave në këtë ndeshje filloi shumë herët, që në minutën e 9 ku atë e shënoi Diogo Jota. Portugezi mori një top nga Gomez për të bërë një kalim të disa mbrojtësve të ekipit francez për të shënuar një gol të bukur për skuadrën angleze.
Megjithatë, Toulouse arriti që të kthehet në lojë.
Donnum organizoi mirë një kundërsulm në minutën e 16-të ku me një pasim hodhi ballë për ballë me portierin sulmuesin Dallinga që shënoi për rezultat 1-1.
Por, Liverpool do të vazhdonte me sulme dhe arriti që të shënoi dy gola deri në fund të pjesës së parë.
Alexander Arnold pasoi për Enzon që shënoi për rikthimin e epërsisë së Liverpool në minutën e 30-të.
Nunez do të shënonte për 3-1 një gol të bukur katër minuta më vonë pas asistimit të Jones.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Liverpool e kontrolloi shumë mirë ndeshjen dhe arriti që të shënojë edhe golin e katër.
Ai erdhi në minutën e 65-të dhe erdhi nga mesfushori holandez Ryan Gravenberch. Fillimisht ishte Nunez që goditi shtyllën e topi ju kthye holandezit që shënoi për rezultat 4-1.
Goli i pestë për Liverpool do të vinte në minutën e tretë shtesë të ndeshjes. Ishte Mohamed Salah që shënoi për Liverpool për rezultat 5-1.
Ndeshja e radhës e Liverpool është këtë të diel kur ata do të luajnë kundër Nottingham Forest në Premier Ligë derisa Toulouse do të luajë në Ligue 1 kundër Montpellier.
Liverpool në Grupin E prin me nëntë pikë në Ligën e Europës, pesë më shumë së vendi i dytë që është Toulouse që ka 9 pikë pasi që Royale Union SG dhe LASK barazuan me rezultat 1-1.
Liverpool do të përballet përsëri pas dy jave me të njëjtën skuadër por tani në Francë, që do të thotë se ata do të luajnë në të enjten e dytë të muajit nëntor. /Express/