Liverpool po planifikon një ofertë për mbrojtësin e Sportingut, Gonçalo Inacio, i cili ka klauzolë 80 milionë euro.
Pas problemeve të mëdha në mbrojtje këtë sezon, ekipi i Arne Slot kërkon përforcime urgjente dhe portugezi shihet si zgjidhja ideale.
Sipas mediave angleze, klubi anglez synon ta transferojë sa më shpejt për të shmangur konkurrencën e rivalëve evropianë.






