3.5 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Liverpool gati 100 milionë euro për Barcolan, PSG përballë një vendimi të vështirë

- Advertisement -

Liverpool po përgatit një ofertë të madhe për Bradley Barcola, teksa raportohet se klubi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 100 milionë euro për sulmuesin anësor të PSG-së gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Fichajes, 23-vjeçari francez është i pakënaqur me rolin e tij në Paris, pasi nuk ndihet mjaftueshëm i rëndësishëm në skuadër, pavarësisht se aktivizohet rregullisht. Rotacioni i shpeshtë nga Luis Enrique, si dhe konkurrenca me Désiré Doué, kanë ndikuar në pakënaqësinë e lojtarit, i cili shpesh nuk aktivizohet në krahun e majtë, pozicionin e tij të preferuar.

Liverpool e sheh Barcolan si një investim afatgjatë dhe një pjesë kyçe të projektit të ardhshëm ofensiv, ndërsa Premier League konsiderohet si destinacioni i radhës për francezin. Klubi nga Anfield është i gatshëm të testojë vendosmërinë e PSG-së me një ofertë të konsiderueshme financiare.

Megjithatë, PSG nuk njihet për lehtësira në negociata dhe aktualisht nuk ka arsye të shesë një lojtar të tillë. Një transferim mund të bëhet realitet vetëm nëse vetë Barcola shtyn për largim, edhe pse oferta prej 100 milionë eurosh mund të luajë rol vendimtar në bisedime.

Të ngjashme

Të fundit