19.3 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Liverpool fiton në “frymën e fundit”, s’gabojnë as Bayern, PSG e Inter

- Advertisement -

Kanë përfunduar katër ndeshjet e fundit të natës së sotëm në Ligën e Kampionëve.

Liverpool-i e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit evropiane, duke mundur Atletico Madridin, me rezultat 3-2, të mërkurën mbrëma në ‘Anfield’, në një sfidë dramatike.

Kampionët në fuqi të Anglisë, furishëm e nisen këtë sfidë duke shënuar dy gola përmes Robertson (4’) dhe Salah (6’). Skuadra e Diego Siemeones në finish të pjesës së parë ia dolën të ngushtojnë rezultatin në 2-1 më golin e Llorente (45+3’).

Edhe pjesëloja e dytë prodhoi lojë dinamike, ku u shënuan edhe dy gola. Llorente (81’) barazoi shifrat në 2-2, që ishte goli i tij i dytë personal në këtë duel.

Megjithatë, skuadra angleze pas një finish dramatik ia doli që me golin e Van Dijk (90+2’), të mposht Atletico Madridin, duke arkëtuar pikët e plota në start të këtij sezoni në ‘Champions’.

Më fitore e ka nisur sezonin edhe Bayern Munich që para tifozëve sa tyre mundi Chelsean, me rezultat 3-1. Chalobah (20’ autogol) dhe Kane (27’, 63’) realizua për fitoren e bavarezëve, derisa golin e vetëm për londinezët e shënoi Palmer (29’).

Ndërkohë, kampioni në fuqi i Evropës, PSG e ka nisur furishëm edicioni e ri në Ligën e Kampionëve, duke mundur Atalantën, me rezultat 4-0.

Marqunhos (3’), Kvaratskhelia (39’), Mendes (51’) dhe Ramos (90+1’), shënuan nga një gol për fitoren e parisienëve.

Pikët e plota në start të këtij sezoni në ‘Champions’ i ka marrë edhe Inter që në udhëtim mundi Ajaxin, me rezultat 2-0, falë dygolëshit të Thuram (42’, 47). /RTK/

Të ngjashme

Të fundit