Liverpool dhe Milan janë mposhtur në ndeshjet e para në çerekfinale të Europa League.
Ka qenë Atalanta ajo e cila e ka fituar përballjen me “Reds” me rezultat 0-3. Ndërsa Milan ka pësuar nga rivali kombëtar, Roma, me rezultat minimal 0-1.
Scamacca (38′, 61′) dhe Pasalic (83′) kanë realizuar për skuadrën italiane në “Anfield” kundër Liverpool.
Në “San Siro” golin e vetëm për Romën e ka shënuar Mancini në minutën e gjashtëmbëdhjetë.
Në ndeshjet e tjera, Benfica ka fituar nga Marseille me rezultat 2-1 dhe Bayer Leverkusen nga West Ham me rezultat 2-0. /RTK/