-3 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

Liverpool dhe Leeds ndahen pa gola, Reds zhgënjejnë pas tri fitoreve radhazi

- Advertisement -

Liverpool dhe Leeds United nuk arritën të gjenin rrugën e golit në një përballje që përfundoi 0-0, në një ndeshje ku skuadra e Arne Slot dukej e zbehtë dhe pa ide.

Ky rezultat shënon fundin e një serie pozitive për Liverpool, i cili vinte pas tri fitoreve radhazi në kampionat, por nuk arriti të krijonte raste të pastra gjatë 90 minutave.

Ndeshja nisi me ritëm të moderuar, me pak aksione në portat respektive. Leeds tregoi organizim dhe përkushtim në mbrojtje, ndërsa Liverpool duket se nuk kishte ide të qarta taktike për të kaluar mbrojtjen kundërshtare.

Nga ana tjetër, Leeds provonte të shfrytëzonte çdo hapësirë, por e vetmja mundësi e shënimit që u anulua ishte goli i Dominic Calvert-Lewin, i cili u konsiderua pozitë jashtë loje.

Ky barazim i lë Liverpoolin në pozitën e katërtë me 33 pikë, plot 12 pikë pas Arsenalit lider, ndërsa Leeds ka 21 pikë në vendin e 17-të.

 

Të ngjashme

Të fundit