Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave, ka njoftuar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për medie pas përfundimit të procesit të votimit.
Radoniqi ka thënë se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.
Ai ka deklaruar se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet e kaluara, të mbajtura në shkurt bazuar në 91 për qind të vendvotimeve të procesuara, kishin votuar 40 për qind e trupit zgjedhor.
Këtu mund t’i shihni rezultatet e zgjidhjeve: ZGJEDHJET 2025






