5 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

“Listat e zgjedhjeve të kaluara ishin më të dobëtat”, Gorani: Arena politike ka gjasa të mbushet nga një lloj i njeriut “argëtues

- Advertisement -

Analistët kanë analizuar mënyra se si partitë po u dalin para votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit — listat, profilizimi dhe standardi i kandidatëve që po futen në garë.

Dukagjin Gorani në Pressing është ndal te cilësia e listave të partive politike, duke thënë se ato reflektojnë drejtpërdrejt substancën e programeve të tyre.

“Listat e zgjedhjeve të kaluara ishin më të dobëtat ndonjëherë. Lista është përmbajtje, është substancë – janë njerëzit që e bëjnë politikën,” tha ai.

Gorani theksoi se profili i njerëzve që futen në politikë ka ndryshuar drastikisht.

“Karakteri i njeriut që merret me politikë ka ndryshu shumë, dikur, jo fort moti, atributet të një politikani ordinerë kanë qenë një lloj i përmbajtjes publike, një shkallë e caktume e një ekspertize profesionale dh enjë vetëdije mbi fushëveprimin dhe kufijtë etik, jo vetëm karshi ideologjisë dhe subjektit por edhe karshi shoqërisë”, u shpreh ai.

Sipas Goranit, sot skena politike po përballet me një fenomen të ri.

“Arena politike ka gjasa me u popullu prej një lloji të njeriut që e ka shumë vështirë me u identifiku me zanatin e politikanit, por shumë më shumë e identifikon veten me një lloj të njeriut argëtues,” deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit