Nëpërmjet një reagimi, Lista Serbe ka pranuar se të dielën në barrikada ishte edhe nënkryetari i saj, Milan Radojçiq, i cili duke qenë në arrati, ditë më parë ka kërcënuar institucionet nëpërmjet një videoje të xhiruar në veri.
Lista Srpska e ka provokuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit tha se nënkryetari i kësaj liste, Milan Radojçiq kishte hyr në Kosovë vetëm për të xhiruar atë video dhe se e ka lëshuar vendin për të shkuar më pas në Serbi.
“Ai nuk është në veri, ai është fut në Kosovë. Ka bërë një video-inicizim ka dalë në Serbi, dhe pastaj është publiku video-incizimi. Prej një krimineli që ka pas rrugët dhe dyert e hapura në Prishtinë, e të mos themi edhe ne veri, tashmë është një ikanak që kërkohet nga institucionet e Republikës së Kosovës. Absolutisht që frikësohet( institucioneve të Kosovës)”, kishte thënë Sveçla dje në RTK.
Për këtë deklaratë ka reaguar Lista Serbe, e cila tha se Sveçla “lëshoi një mori gënjeshtrash për Radoiçiqin”.
“Ai dëshiron të bindë dhe të inkurajojë veten sepse kishte frikë nga harmonia serbe dhe autoriteti i nënkryetarit Radoiçiq, duke mos e kuptuar se sa më shumë e sulmon, aq më shumë përkrahje i jepet atij mes serbëve”.
Po ashtu, kjo parti pretendon se Radoiçiq kishte qenë të dielën në veri dhe ishte bashkuar serbëve që krijuan barrikadat.
“Gjëja më e rëndësishme, (Sveçla) nuk duhet të pranojë se ai është i vetëdijshëm se sa autoritet ka Radoiçiq në mesin e serbëve, gjë që u pa më së miri të dielën kur Radoiçiq iu bashkua atyre në protesta, dhe ishte me qytetarët dhe me qytetarët dhe Kryesia e Listës Serbe gjatë gjithë kohës, për kënaqësinë e përgjithshme të të gjithë të pranishmëve, të cilët atëherë ndiheshin më të sigurt dhe më të mbrojtur, sepse, si gjithmonë kur ishte me ta, kujdesej për sigurinë dhe sigurinë e çdo personi dhe çdo familje në veri”, sipas Listës Serbe.