Lista Serbe ka marrë vendim që datat 26,27,28 të shpallën ditë zie , kjo për të nderuar sulmuesit e vrarë në përplasjen me Policinë e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.
“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Të dielën nga sulmuesit serbë është vrarë një polic i Kosovës dhe janë plagosur tre të tjerë.