Lista Serbe ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur të hënën në Bistricë të Leposaviqit.
Në reagimin e tyre thuhet se nga të shtënat me armë është plagosur një serb i cili sipas tyre quhet Miljan Deleviq.
Lista Serbe e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për dërgimin e njësiteve policore në veri të Kosovës
Sipas Listës Serbe, Policia e Kosovës, qëllimshëm ka qëlluar për ta vrarë serbin i cili sipas tyre vetëm është plagosur.
Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia Kosovës, por nuk kanë bërë të ditur nëse ka pasur të plagosur.
Sipas policisë, të hënën e 23 janarit në Bistricë të Leposaviqit, teksa një njësi policore ishte duke ruajtur rendin dhe sigurinë publike ka tentuar ta ndalojë një veturë e cila gjatë ngasjes ka goditur automjetin e policisë.
Kjo sipas policisë ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policorë andaj për ta neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.