6.3 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Lista Serbe paguan serbët në veri për të protestuar në Serbi (Video)

- Advertisement -

Serbët në veri kanë marrë një kërkesë nga Beogradi zyrtar.

Përmes Listës Serbe, të njëjtit po ftohen të marrin pjesë në protestën e thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tëvë 1 ka mësuar ekskluzivisht se 500 serbë janë duke u përgatitur nga Lista Serbe për të udhëtuar në Serbi, të cilët do të qëndrojnë në tenda e  për këtë, do të paguhen nga 300 euro.

Gjatë ditës, televizioni tentoi të marrë përgjigje nga lideri i Listës Serbe, por qe e pamundur.

Njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se Vuçiq po bën veprime të tilla pasi që protestat në Beograd janë serioze për largimin e tij nga posti.

Sipas tij, presidenti serb po e intstrumentalizon Listen Serbe për nevoja të tij.

Ndërkaq Nexhat Ugljanin, kryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, ndërhyrjen e Vuçiq te serbët e Kosovës e sheh si keqperdorim të qytetarëve.

Në anën tjetër, Veton Elshani Zevendesdrejtori i Policisë për veriun, thotë se situata në veri vazhdon të mbetet e qetë.

Protestat e studentëve dhe qytetarëve në Serbi po vazhdojnë tash e mbi 3 muaj të cilët po kërkojnë largimin e Vuçiqit nga posti i presidentit, pas tragjedisë në Novi Sad ku mbetën të vdekur 15 persona si pasojë e rrëzimit të çatisë së stacionit hekurudhor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit