28.2 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Lista Serbe me pretendime të çuditshm: Opozita në Beograd janë instrument në dorën e Albin Kurtit

- Advertisement -

Lista Serbe, partia më e madhe serbe, ka lëshuar një komunikatë për media, në të cilën ka pretenduar se po organizohet “një luftë hibride” ndaj popullit serbë në Kosovë.

Në këtë deklaratë, Lista Serbe ka bërë edhe disa pretendime të çuditshme. Në njërin prej paragrave, Lista Serbe shkroi se opozita në Beograd, të cilët po bëjnë protesta të mëdha kundër pushtetit autoritat të Aleksandar Vuçiqit, janë “instrument” në odrën e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.

“Lidershipi ynë, po ashtu edhe i gjithë populli serb, përveç që janë nën një presion të fortë të regjimit anti-serb të Albin Kurti dhe shërbëtorët e tij, këto ditë ka qenë i ekspozuar ndaj sulmeve të kuazi opozitës nga Beogradi, që janë një instrument në duart e Albin Kurtit” – shkruhet ndër të tjera në komunikatën e Listës Serbe.

Të ngjashme

Të fundit