Pas arrestimit të Uros Vukashinoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq, ditë më parë, Lista Serbe, ka dalë me një reagim të rradhës ku pretendon se janë shndërruar “në skllevër në tokën evropiane” derisa ju është drejtuar ndërkombëtarëve me “turp ju qoftë” për atë që e quajnë heshtje ndaj këtyre arrestimeve.
“Na rrethoni me tela me gjemba dhe na thoni jemi të arrestuar, që nga më i moshuari tek më i riu, vetëm sepse jemi serbë, vetëm sepse nuk pranojmë të jemi skllevës në tokë evropiane të shekullit 21”, ka shkruar Lista Serbe.
LS gjithashtu iu drejtua shteteve të QUINT’it, BE’së, ShBA’s dhe OKB-së me pyetjen se a është “(Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti më i fortë se ju?”
“Turp ju qoftë juve që heshtni derisa serbët po vendosen në kampe”, pretendon Lista Serbe.