-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Lista Serbe: Kushdo që rrezikon ushtarët e KFOR-it, punon kundër interesave të popullit serb

- Advertisement -

Lista Serbe ka reaguar pasi një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të trupave të KFOR-it në Zveça.

Kjo parti kanë bërë të ditur se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sipas tyre, bëhet fjalë për fishekzjarre.

“…Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në një bisedë me përfaqësuesit e KFOR-it në terren mësuam se me shumë gjasa bëhet fjalë për fishekzjarre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Tutje kjo parti ka bërë thirrje që të mos rrezikohet siguria e ushtarëve të KFOR-it.

“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, sepse kushdo që e bën këtë është duke punuar kundër interesave të popullit serb”, bëhet e ditur tutje

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit