8.8 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Lista Serbe kritikon nisjen e ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok

- Advertisement -

Lista Serbe ka reaguar kundër nisjes së ndërtimit të një stacioni policor në Zubin Potok.

Sipas kësaj partie ky vendim synon të krijojë tensione shtesë dhe përshkallzim të situatës në veri.

“Njoftimi për ndërtimin e një stacioni policor pranë shkollës fillore dhe kopshtit në Zubin Potok, së bashku me konfiskimin e paligjshëm të tokës nga institucionet arsimore, për akomodimin e policisë njëkombëshe të Kurtit, të cilën serbët nuk e përjetojnë si pjesë e komunitetit, ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët në veri të Kosovës, e veçanërisht në komunën e Zubin Potakut, dhe është shembull i presionit institucional të Prishtinës ndaj popullit serb”, thuhet në qëndrim.

Tutje thuhet se ky vendim është injorim i thirrjeve të ndërkombëtarëve për shtensionim dhe zbatim të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“I bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që ta frenojnë Kurtin dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës në terren dhe vazhdimin e militarizimit të komunave tona”.

“Kërkojmë gjithashtu reagimin e EULEX-it dhe KFOR-it, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë qytetarëve, por besojmë të vetëdijshëm se kjo lëvizje nuk është një hap në drejtimin e duhur në kuptimin e deeskalimit të situatës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit