1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Lista Serbe ka mundësi të bie në 9 deputetë nga 10 të rezervuar

- Advertisement -

Për herë të parë në 12 vjet që kur është themeluar, Lista Serbe ka mundësi që të humb një deputet nga lista e rezervuar.

Nga 10 deputetë sa komuniteti serb i ka të garantuar, sipas rezultateve preliminare një ka mundësi ta fitoj Nenad Rashiqit, udhëheqës i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ky i fundit është ministër në detyrë për Kthim dhe Komunitete e postin e mori pikërisht pasi Lista Serbe doli nga institucionet e Kosovës.

Me mbi 95 për qind të votave të numëruar, Lista Serbe ka 31 mijë e 584 vota ose 12 mijë e 584 vota më pak se në zgjedhjet e 2021-s.

Betim Osmani – Iniciativa qytetare theksoi se  “Edhe pse kanë pas mundësi tjera, kanë qenë 6 parti të komunitetit serb, kanë marr vota minimale dhe nuk ka mjaftu të prish atë balancin që kemi shpresu ne që qytetarët e veriut të lirohen dhe ta ndjejnë vetën të pakërcënuar nga Lista Serbe”

Ndërsa njohësi i sigurisë, Arben Dashevci po thotë se ulja rezultateve për Listës Serbe lidhet edhe me punën më aktive të Policisë në veri të Kosovës.

Arben Dashevci – Njohës i Sigurisë tha se “Në aspektin qytetar kjo listë ka ulje u pa edhe vetfakti që ata me presion i tërhoqën njerëzit të dalin në shesh dhe të shkojnë e të votojnë në qendra ku i kanë thy edhe rregullat sipas KQZ-së po të mos kishte pasur ulje, ai shesh do të ishte plotë sikur ka qenë më përpara”

Megjithëkëtë, Lista Serbe ka arritur ta ruaj rezultatin në 9 komunat me shumicë serbe, përjashtuar Mitrovicën e Veriut ku ende nuk dihen rezultatet sepse në uebfaqen e KQZ-së figurojnë të numëruar vetëm 2 nga 24 qendrat e votimit. /Dukagjini/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit