Home Lajme Lista Serbe i reagon Sveçlës: Milan Deleviqi nuk është arrestuar e as s’ka lidhje me arrestimin e sotëm

Lista Serbe i reagon Sveçlës: Milan Deleviqi nuk është arrestuar e as s’ka lidhje me arrestimin e sotëm

0
Lista Serbe i reagon Sveçlës: Milan Deleviqi nuk është arrestuar e as s’ka lidhje me arrestimin e sotëm

Lista Serbe ka reaguar pasi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se bashkëpronar i njërit prej laboratorëve të shkatërruar të drogës në veri, është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar dhe se njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij.

Megjithatë, Lista Serbe përmes një reagimi ka thënë se Milan Deleviqi, personi i përfshirë në shkëmbimin me armë zjarri me Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës para disa ditësh, nuk është njëri prej të arrestuarve.

“Deleviq, i cili kohët e fundit u kërkua për t’u vrarë nga forcat speciale të Kurtit, nuk ka lidhje me arrestimin e sotëm dhe as nuk është arrestuar, kështu që çdo lloj paralele që Sveçla krijon me mjeshtëri është një tjetër dëshmi e politizimit të pastër dhe synimeve të fshehta të Prishtinës”, thuhet në reagim.

Tutje partia serbe vlerëson se Sveçla “u përpoq të përdorë veprimin e sotëm për t’i dhënë vetes alibi për keqtrajtimin e vazhdueshëm të popullit serb, serbëve të ndershëm dhe të respektuar që duan të jetojnë në paqe në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe që nuk kanë lidhje me veprime kriminale të disa individëve”.

“As drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, as presidenti Vuçiq, as ndonjë përfaqësues i Listës Serbe nuk i përkrah veprimet kriminale të ndonjë personi, por veprimtaria e paligjshme e një personi nuk mund të jetë arsyetim për veprimet ilegale të forcave speciale të Sveçlës të cilët prej muajsh ngacmojnë popullin serb në veri të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në reagim.

Exit mobile version