16.3 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Lista Serbe i reagon Gërvallës: S’ka kurrfarë dialogu për integrimin e arsimit e shëndetësisë

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në takimin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për misionin e saj në Kosovë, UNMIK, tha se Kosova po zhvillon dialog me serbët e Kosovës për integrimin e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe infrastrukturës në sistemin e Kosovës.

Kësaj deklarate i ka reaguar Igor Simiq i Listës Srpska, i cili mohoi se po zhvillohet një dialog i tillë.

“Me zë të lartë dhe qartë, nuk ka dialog për integrimin e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe infrastrukturës – për të cilën foli Gërvalla në OKB. Fakti që ajo dhe shefi i saj Kurti po bisedojnë me Nenad Rashiqin nuk është absolutisht interesant për popullin serb, sepse populli serb e tregoi qartë mendimin e tij për Rashiqin në zgjedhjet e 9 shkurtit, por edhe të 12 tetorit”, shkroi ai.

Të ngjashme

Të fundit