Lista Serbe ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë për mbajtjen e një tubimi nesër përpara monumentit “Car Lazar”, që gjendet në veriun e Mitrovicës.
Ftesën ky subjekt politik e ka bërë përmes një njoftimi në ‘Facebook’, duke bërë thirrje që të merren sa më shumë flamuj serbë, shkruan lajmi.net.
“Vëllezër dhe motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në Mitrovicë në ora 12 para përmendores së perandorit Car Llazar, nga do t’i themi Evropës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq!”, thuhet në njoftim.
“Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!”, vijon tutje njoftimi.