Lista Serbe, subjekti politik më i madh serb në Kosovë, ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Subjekti politik që ka bojkotuar punën e Kuvendit që disa vite ka bërë me dije se në këto zgjedhje do t`i fitojë të gjitha mandatet që i takojnë komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës
“Ne do t’i fitojmë që të gjitha dhjetë mandatet e destinuara për popullin serb dhe do ta ruajmë unitetin dhe harmoninë e popullit serb në këtë zonë. Populli serb do të tregojë në zgjedhje për kë beson dhe kë dëshiron si përfaqësues të tij”, është thënë në njoftimin e Listës Serbe.