-8 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP

- Advertisement -

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin e Ankesave dhe Ankesave Zgjedhore, në përgjigje ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili javën e kaluar nuk e miratoi shpalljen e rezultateve të këtij subjekti, të marra në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Lidhur me këtë, ka reaguar Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Misioni, në reagimin e tyre, theksoi nevojën për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve zgjedhore, si mjet për garantimin e sigurisë ligjore dhe trajtimit të barabartë për të gjithë garuesit zgjedhor.

“OSBE do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet”, thuhet në reagim.

Të ngjashme

Të fundit