3.3 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Lista e VV-së me Kurtin foto e tjerët numra, Çitaku: Aty ka nënshtrim ku ekziston vetëm një njeri, ka bindje të verbër

- Advertisement -

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me postimin e VV’së, ku janë publikuar kandidatët e kësaj partie për deputetë, e ku vetëm Albin Kurti është me fotografi ndërsa të tjerët janë vetëm me numra.

Çitaku ka thënë se kjo është fytyra reale e VV’së, dhe se, kjo parti s’është lëvizje e barazi, por se është kult.

Postimi:

Kjo është fytyra reale e LVV-së.

Jo lëvizje. Jo barazi. Por kult.

Një strukturë ku ekziston vetëm një njeri, një zë, një vullnet.

Të tjerët janë thjesht numra që rreshtohen, njerëz që binden, figura të zëvendësueshme.

Aty nuk ka bashkëpunim, ka nënshtrim.

Nuk ka mendim kritik, ka bindje të verbër.

Identiteti fshihet, personaliteti shtypet, dinjiteti sakrifikohet për t’i shërbyer liderit.

Dhe një parti që sundohet si kult, nuk mund të qeverisë shtetin ndryshe.

Të ngjashme

Të fundit