Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me numrat e kandidatëve për deputetë, një fotografi që, më shumë se sa një listë zgjedhore, duket si një deklaratë politike e ftohtë: një fytyrë, 109 numra.
Në këtë listë të shpërndarë nga VV-ja, vetëm kryetari i partisë, Albin Kurti, shfaqet me fotografi. Të gjithë të tjerët janë ‘zhdukur’ pas kutive të kuqe, të rreshtuar me emra dhe numra, transmeton Klankosova.tv
Kjo pamje ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale dhe nga figura publike.
Deputeti shqiptar në Zvicër, Korab Rashiti, e ka komentuar foton si një pasqyrë të një modeli përfaqësimi ku gjithçka sillet rreth një figure.
“Sa ma gjatë lista, aq ma e madhe ‘demokracia’… veç mos pyet kush mendon, kush vendos, e kush veç e mban radhën.”
Edhe gazetari Xhezair Dushi nuk u ndal gjatë, por ishte goditës: “Albin Kurti dhe 109 të pafytyrë.”
Ndërsa analisti Imer Mushkolaj e përmblodhi gjithë ‘filozofinë’ e fotos me tri fjalë: “Aty ku je numër!”
Reagimet nuk munguan as në vetë postimin e Vetëvendosjes dhe në shpërndarjet e fotografisë.
Një koment ironik ishte: “Veç Albinin edhe Dejonen u duft me qit, këta tjerët s’guxojn mu ni aty.”, ndërsa një tjetër shkroi i bindur se “E paskan shfaq një realitet!”
Në thelb, kritika është e njëjtë, 109 kandidatët, përveç Kurtit, trajtohen si numra.
“Aty ku je vetëm NUMËR dhe jo EMËR!” – ka shkruar një tjetër komentues.
Ndërsa dikush tjetër e krahasoi listën me ‘kalendar të fundvitit’.

Shënim: Foto e gjeneruar me AI dhe e shpërndarë në Facebook.






