13.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Lista e barnave vonohet, OFK: Mungesë transparence e pasoja tek qytetarët

- Advertisement -

Listën e re të barnave pas afatit për shqyrtimin e kërkesave për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale e premtoi më 18 prill.

Megjithatë, 24 prilli ende nuk e gjen Ministrinë e Shëndetësisë me këtë listë gati.

Në mes periudhës kur MSH mori vendimin për çmimin e unifikuar të barnave e deri tek një shkurti kur edhe nisi zbatimi, aplikuan vetëm gjysma e produkteve medicinale.

E për rrjedhojë, erdhi deri tek nevoja për një listë të re që ende nuk e ka publikuar.

“Më datën 24 dhjetor kur ëshrl marrë vendimi ka nisur të zbarohet me një shkurt. Në këtë periudhë kanë aplikuar 4221 produkte që janë të rrgjistruara në agjensionin për proudkte medicinale kanë aplikuar 2900. Për shkak të formatit nuk i ka dhënë mundësinë të gjithve të aplikojnë për shkak të formatit të gabuar për shkak të moszbatimit të procrdurës standarte të aplikimit. Pra, kur është nxjerrur ky vendim, një numër i konsiderueshëm i autorizim-marketingut nuk kanë aplikuar dhe pastaj, MSH gjatë këtij procesi ka nxjerrur tre katër vendime. Jo për deklarim e rideklarim por një dritare për ndryshim të çmimit. Pra, t’i përmisojë gabimet që ka bërë në të kaluarën. Gjatë ndryshimit të çmimit kanë aplikuar kompani dhe tani komisioni s’ka mundur t’i kontrollojë të gjitha. Listën e dytë ql ka publikuar, e ka anuluar dhe me një publikim tjetër, i ka anuluar dhe ka thënë se lista do del më 18 prill. Jemi më 24 prill dhe ende ska përgjigje zyrtare. Barnatoret, pacientët dhe mosfurnizimi për barna vjen si pasojë e këtij vendimi të gutshëm e kundërligjshëm nga MSH”, ka deklaruar Astrit Haxhijaha, nënkryetar i Odës së Farmacistëve.

Për Odën e Framacistëve, kjo mbetet një dëshmi tjetër në dështimin e këtij vendimi.

“Mospublikimi i listës së re që ishte planifikuar të bëhej më 18 prill është një dëshmi shtesë që kemi krizë të mungesës së barnave dhe kanë kaluar pothuajse 60 ditë nga fillimi i aplikimi të çmimeve dhe për momentin skemi përgjigje zyrtare nga MSH e cila i ka shkelur edhe afatet ligjore. Kërkojmë që të revokohet përkohësisht vendimi dhe të rishqyrtohet në mënyrë të hollsishme pengesat. Përndryshe ky format është alarmim, kemi ankesa vazhdimisht. Si institucion mendojnë që jemi ne rrgullator. Dje kemi pasur ankesa edhe nga spitalet private për mungesë të barnave esenciale që spo mund ti shfytëzojnë Ky vendim po respektohet pjesërisht sepse formati është bërë që barnatorët ta respektojnë ashtu.  Formati ka qenë tepër i gabuar dhe ka qenë i zbatuar 8 ditë para zgjedhjeve që është veprim i gabuar. Mendësia e ka sjell këtë po në fund të fundit po e pësoinë qytetarët”, ka theksuar Haxhijahaj.

Kritika Oda e Farmacistëve ka shprehur edhe për ministrin në detyrë, Vitia i cili sipas odës, nuk ka ftuar asnjëherë Odën për konsultim.

Televizioni ka provuar të marrë përgjigje nga MSH rreth asaj se ku ka mbetur procesi dhe kur pritet përfundimi i listës por ata nuk kanë kthyer përgjigje. /Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit