Lisian Thaqi, mesfushori i talentuar nga Peja, i lindur në vitin 2009, ka arritur një sukses tëjashtëzakonshëm duke u ftuar nga gjiganti gjerman, Bayern Munich, në projektin e tyre prestigjioz, Bayern World Squad.
Nga mbi 6,000 futbollistë nga e gjithë bota, vetëm 30 më të mirët kanë fituar mundësinë të jenë pjesë e kësaj elite – dhe Lisiani është një prej tyre! Ky moment historik e bën atë futbollistin e parë nga Kosova që pranohet në këtë organizim të madh.
Lisiani është lojtar i KF Pejës dhe pjesë e kombëtares së Kosovës U16, dhe njihet për stilin e tij elegant të lojës, kontrollin e topit dhe vizionin e jashtëzakonshëm, dhe shpesh është cilësuar si një Zinedine Zidane i ri në futbollin kosovar. Ai tani ka mundësinë të tregojë vlerat e tij në një nga akademitë më të njohura në botë.

Ky sukses i Lisianit është një tjetër dëshmi se Kosova po rrit një brez të artë futbollistësh, të cilët po të vlerësoheshin më shumë nga klubet vendore do të shpërthenin më herët në skenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, klubet në Kosovë ende nuk i japin hapësirën e duhur këtyre talentëve.
Bayern njihet për zbulimin e talenteve të rinj, dhe Lisiani mund të jetë diamanti i radhës. Kjo do t’mbetet të shihet nëse Thaqi do të arrijë t’i bind bavarezët gjatë kohës që ai do të qëndrojë tek klubi gjerman, për rreth një muaj, dhe ku mund të bëhet futbollisti i parë nga klubet kosovare që firmos me Bayern Munich – një arritje historike për futbollin tonë!/Telegrafi/
