Home Lajme Lirohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës që u arrestua dje

Lirohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës që u arrestua dje

0
Lirohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës që u arrestua dje

Zyrtari i Komunës së Prishtiëns, Fadil Aliu – Hertica, është liruar sot në procedurë të rregullt, pas arrestimit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Siç raporton “Insajderi”, shefi i Personelit në Komunën e Prishtinës ishte arrestuar dje me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërkaq sot është liruar.

Kjo është konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës, Mahmut Halimi.

“Po, Fadil Aliu është liruar në procedurë të rregullt, është liruar nga mbajtja rreth orës 16:00 dhe tash është në shtëpi.” – citohet të ketë thënë ai.

Exit mobile version