Home Lajme Lirohet nga QKUK-ja terroristi serb i lënduar gjatë sulmit ndaj policisë në Banjskë

Lirohet nga QKUK-ja terroristi serb i lënduar gjatë sulmit ndaj policisë në Banjskë

0
Lirohet nga QKUK-ja terroristi serb i lënduar gjatë sulmit ndaj policisë në Banjskë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) deri sot është trajtuar një nga terroristët që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Terroristi Vladimir Toniç tashmë është liruar nga Klinika e Ortopedisë së Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe këtë ka konfirmuar drejtori Gani Jashanica.

Ai ishte transferuar nga Spitali i Mitrovicës në QKUK, ndërsa tash pas lirimit, është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Exit mobile version