Është liruar nga masa e paraburgimit Naser Hafizi U.D drejtori i Autoritetit të Pellgjeve. Kështu ka njoftuar avokati i tij Ahmet tahiri. “Sot, dreijetësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit te Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij.” – ka shkruar ai.
Dosja
Naser Hafizi është i dyshuar për një çështje korrupsioni e fshehje të pasurisë për të cilen hetimet janë zgjeruar edhe ndaj Ministrit të linjës Liburn Aliu. Dosja e Prokurorisë Speciale, përmbanë detaje të veprimtarisë së Hafizit. Ajo që bie në sy, sikurse në rastin e Ambasadorit Martin Berishaj, është lidhja me Serbinë. Në dosjen e prokurorisë speciale fillimisht thuhet se Hafizi dyshohet për Shpërlarje të parave, lidhur me ligjin për Prandalimin e pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Në arsyetimin e Prokurorisë se përse Hafizi duhet të qëndroj në paraburgim përmenden lëvizjet e Hafizit drejt Serbisë, si dhe dyshimet që ai mund të arratiset.
“I pandehuri Naser Hafizi marrë parasysh faktin se ka edhe nënshtetësinë e Republikës së Serbisë, dhe se bazuar në të dhënat për lëvizjet e tij të shpeshta të siguruara nga Sistemi për Menaxhimin e Kufitar (BMS) në shtete të tjera të rajonit dhe më gjërë, e veçmas faktit se i njejti disa herë brenda ditës ka hyrë dhe ka dal nga territori i Republikës së Kosovës, në disa raste ka kaluar edhe në këmbë kufirin, në mes Kosovës e Serbisë, ku dyshohet se ka pronësi shtëpi ekzistn rreziku se po të lihet i lirë, do të arratiset nga Kosova në
Martin Berishaj
Për shpërlarje parash e shmangie nga tatami dyshohet edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. I njëjti dyshohet se ka marrë sasi të madhe të parave cash (kesh) nga kompania GEN në Beograd. Asnjë reagim nga pushteti për lidhje me Serbinë!
Berishaj kohë më parë ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale.
“Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.” – thuhet në njoftim.
“Pak a shumë e vërtetë”: Biseda ku Nagip Krasniqi ia konfirmon Dejona Mihalit përfshirjen e Martin Berishajt në dallavere me rrymë
Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Kur në Kosovë kishte shpërthyer skandali për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në dallaveret me rrymë nëpërmjet kompanisë GEN, shqetësimi duket se ishte prezent në figurat e larta të Vetëvendosjes.
Në komunikimet që i ka siguruar gazeta Nacionale ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, del se Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim për këtë skandal energjetik. Ato, ia përcillte ish-kryeshefit të KEK-ut.
Madje, në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.
Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi i cili e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.
Mihali ia ka dërguar Krasniqit linkun e portalit Reporteri, përderisa reagimi i Nagip Krasniqit ishte i menjëhershëm.
“Pak a shumë e vërtetë”, thuhet në përgjigjen e Nagip Krasniqit, në bisedat të cilat i ka siguruar Nacionale.
Ajo që mbrohej me kërshëri nëpër media nga zyrtarët e pushtetit, del se nuk amnistohej edhe në komunikimet private.
Pra, Nagip Krasniqi, në bisedat private, ia konfirmon Dejona Mihalit, se përfshirja e Martin Berishajt në kompaninë GEN dhe përfitimet që kjo kompani ka marrë nga Kosova, janë “pak a shumë të vërteta”.