Rozë

Lirohet nga burgu gruaja e El Chapos

By GAZETA SCANNER

September 13, 2023

Emma Coronel, gruaja e bosit të drogës meksikan Joaquín “El Chapo” Guzman, është liruar nga burgu në ShBA.

Ajo e pranoi fajësinë kur akuzohej për trafik droge, dhe u dënua me tre vjet burg në nëntor 2021, por u lirua para kohe.

Byroja Federale e Burgjeve e konfirmoi lirimin e saj, raporton BBC.

Burri i saj është i dënuar me burgim të përjetshëm për drejtimin e kartelit Sinaloa.

El Chapo dënimin po e vuan prapa grilave në një burg në Oregon.

Ndërsa muajin e kaluar ai përmes një letre të shkruar me dorë, kërkonte që gruaja dhe dy vajzat e tyre të lejoheshin ta vizitonin në burgun e sigurisë maksimale.

Gruaja e tij që fitoi lirinë e përshkruan El Chapon si një baba, mik, vëlla, bir, partner të shkëlqyer.

Në gjyqin e saj ajo kërkoi mëshirë nga gjyqtari për hir të fëmijëve të saj, ku e luti atë që të mos lejojë që fëmijët e saj të rriten pa praninë e nënës.

Ajo u dënua me tre vjet burg të cilat më pas u reduktuan, duke i hapur rrugën lirimit të sotëm.

Përveç trafikut të drogës, ajo akuzohej edhe për shpëlarje parash.