9.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Lirohet Nagip Krasniqi

- Advertisement -

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja për informimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Milinda Gashi.

“Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N.K i është ndërprerë dhe ndaj të njëjtit gjykata ka caktuar masën e ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 m, në objektin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe personave të punësuar në këtë korporatë”, ka thënë Gashi.

Kërkesa për lirim nga paraburgimi për Krasniqin është bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është aprovuar nga Gjykata.

Ndryshe, Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit