Është liruar mërgimtari Kushtrim Bytyqi, i cili u arrestua nga Serbia gjersa po vinte në Kosovë për festat e nëntorit.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, vëllau i tij, Qlirimi.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës, Bytyqi është arrestuar nga autoritetet serbe në kufi me Kosovë.
Sipas arsyetimit, siç bëri të ditur avokati, autoritetet e Beogradit pretenduan se atij i është gjetur një kartë e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i përkiste babait të tij.