5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Lirohet kosovari i arrestuar ditë më parë nga autoritete serbe

- Advertisement -

Abaz Beqiraj nga fshati Baballoq i Deçanit, i cili u arrestua dy ditë më parë nga autoritetet serbe në kufirin Hungari-Serbi është liruar sot, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati, Arianit Koci.

“Abaz Beqiraj, personi që është arrestuar të dielën nga policia serbe, posa është liruar!”, ka shkruar Koci në Facebook.

Abaz Beqiraj sipas familjareve shkoi në vizitë tek djali në Gjermani, por, gjatë kthimit u arrestua.

Lajmin për Gazetën Insajderi e konfirmoi vajza e tij, Melihate Beqiraj dhe nipi, Arlind Beqiraj të cilët thanë se janë të shqetësuar pasi nuk po mund të kontaktojnë me të.

“Unë kontaktova me të kur ishte në kufirin Hungari-Serbi në 8:30, ai ishte me autobus dhe tha se për pak do të nisen pasi veç janë duke e prit dikë. Unë pridja të më lajmëronte pasi kam pas me dalë me marrë, pastaj kan telefonuar nga agjencia e autobusit dhe më treguan se e kanë arrestuar”, tha vajza e tij.

Ndërkaq ajo tha se janë duke u munduar ta kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme, po, të njëjtit deri në këto momente nuk kanë dhënë as edhe një përgjigje.

“Jemi tu mundu me i telefonu ministrinë që sa kohë me marrë informacione rreth gjendjes së tij, por spo përgjigjet askush deri më tani”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se Beqiraj ka probleme shëndetësore gjithashtu dhe kjo po i shqetëson si familje. Beqiraj vuan nga prostata dhe i duhet kujdes shtesë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme kishte reaguar pas arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj në kufirin Hungari – Serbi. Nëpërmjet një njoftimi për medie, ministria ka thënë se autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat. Do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se përgjatë dy ditëve të fundit 3 kosovarë janë arrestuar nga serbët dhe organet kompetente heshtin përballë rasteve të tilla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit