Pesë policët e akuzuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan, janë liruar nga paraburgimi.
Kështu ka bërë njoftuar avokati i njërit prej policëve të akuzuar, Besnik Berisha.
Postimi i plotë:
Drejtësia foli. Pesë zyrtarët policorë që padrejtësisht u paraburgosën nga sot janë të lirë.
I lumtur sa s’ka më, jo vetëm sepse drejtësia më në fund u vu në lëvizje, por sepse padrejtësia nuk mori formë të përhershme.
Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin.
Ata vepruan në përmbushje të detyrës, jo në shkelje të saj. Çdo hap i tyre u shoqërua me kujdes, proporcionalitet dhe përpjekje për të shmangur rrezikun. Çdo gjykim ndaj tyre duhet të jetë profesional, jo populist.
Faleminderit të gjithë atyre që nuk heshtën.
Ne do të jemi gjithmonë në krah të ligjit, edhe kur ai sulmohet nga ata që s’kanë asnjë lidhje me të.